VILLA DETI
Doni të banoni në përputhje me konceptin e 4 elementëve jetësore dhe me një pamje mahnitse në plazhin më të madh të Adriatikut? Aty është çdo dhomë komode, e dekoruar në mënyrë individual dhe me dashuri për detaje, që i karakterizon stili mesdhetar.
Shtëpia simpatike e stilit mediteran u përfundua në vitin 2020 dhe ofron jo vetëm një hapësirë të gjerë dhe rehati në një sipërfaqe prej 270 m2, por karakterizohet edhe nga cilësia dhe stili i shijshëm dhe kualitativ i mobiljarit. Shtëpia ka 5 dhoma komode dopio dhe 2 apartamente me një siperfaqe të konsiderushme: me korridor, banjo, sallon me divan- krevat, dhomë gjumi dopio dhe kuzhinë plotësisht të pajisur. Të gjitha dhomat kanë banjo, kondicioner, TV, WiFi, tharëse flokësh, tavolin kozmetike me pasqyrë, peshqir, frigorifer ose kuzhinë dhe tarrace ose ballkon. Në korridor të shtëpis gjende edhe një aparat për kafe dhe çaj si dhe material i mjaftueshëm informues për bukurit e Malit të Zi ku pronari çdo here Ju mbështet dhe këshillon në planifikimin dhe organizimin e ekskursioneve tuaja.
Pikat që e veçojn Villa Deti:
- Të gjitha dhomat kanë banjo, kondicioner, TV, WiFi, tharëse flokësh, tavolin kozmetike me pasqyrë, peshqir, frigorifer ose kuzhinë dhe një tarracë ose ballkon me pamje nga deti.
- Vetëm 5 minuta më këmbë nga plazhi
- Dyqane dhe restorante ne afersi (100 – 500 metra)
- Kalaja e Ulqinit dhe Qendra e qytetit me shumë restorante, bare, klube dhe boutique janë vetëm 15 minuta larg me automobil.
- Për ndihmë dhe këshilla është gjithmonë dikush nga pronarët prezent.
PLAZHET NË ULQIN