Rrethina
![Slider-beach-Ulcinj-1](http://villadeti.me/wp-content/plugins/revslider/public/assets/assets/dummy.png)
![Slider-beach-Ulcinj-2](http://villadeti.me/wp-content/plugins/revslider/public/assets/assets/dummy.png)
![Slider-beach-Ulcinj-3](http://villadeti.me/wp-content/plugins/revslider/public/assets/assets/dummy.png)
Mrekullija me diversitetin dhe bukurin e Adriatikut!
Si qyteti më jugor në bregdetin malazez, Ulqini është një shembull unik i bukurisë së larmishme me: plazhet ranore më të gjata në Adriatik, deti kristal i pastër, lumi sykaltëroshe Buna, liqeni mahnitës i Shasit, Ullishta shekullore, plazhet në pyllin e pishave, plazhin i grave, zona nudiste Ada-Bojana etj.
Qyteti i Ulqinit është i stilit moderno-oriental, me Kala shekullore, muze, Sahat Kullën, Gjirin e Valdanosit, Kriporja-Parkun Natyror, restorene tradicionale dhe tipike peshku si dhe Beach Party-it të paharrueshme në Plazhin më të madh në Adriatik.Plazhi i Madh (Long Beach), 13 km i gjatë dhe me rërë ngjyre të bardhë-gri, shtrihet deri në kufirin shqiptar. Ai përbëhet nga nga një numër i madh i plazheve private të cilët posedojn restorantet, baret, kampet turistike si dhe pajisjet dhe atrakcionet tjera adekuate. Mbasi në Plazhin e Madh rritja e thëllësis së ujit është graduale, noti është i përshtatshëm edhe për të moshuarit e sidomos knaqësia e papërshkruashme është për fëmijët.Adhuruesit e aktiviteteve sportive mund të kënaqen duke filluar nga volejbolli në plazh, Jetski, Yoga on the Beach, deri tek sporti atraktiv Kitesurfing, Foiling (Hotspot ndërkombëtar), etj. Mos lini pa shijuar perëndimin më të bukur të diellit.
![Montenegro-slider-nr-1](http://villadeti.me/wp-content/plugins/revslider/public/assets/assets/dummy.png)
![Montenegro-slider-nr-2](http://villadeti.me/wp-content/plugins/revslider/public/assets/assets/dummy.png)
![Montenegro-slider-nr-3](http://villadeti.me/wp-content/plugins/revslider/public/assets/assets/dummy.png)
Edhe pse Mali i Zi është një vend i vogël (13,800 km2), ai karakterizohet nga peizazhet me bukuri të rallë, kryekput të përshkruara me sloganin “Wild Beauty”. Diversiteti i ketij vendi vështirë që mund të tejkalohet, me male të larta dhe kanione të thella, pyje të paprekura, lumenj magjeps, Liqenin e Shkodrës dhe bregdetin pitoresk, të lëjne prështypjen e natyrës të virgjër. Mali i Zi është në rrugën e duhur për t'u bërë destinacioni kryesor i regjionit, me plazhet e tij të mrekullueshëm, parqet kombëtare, shtigje për ecje dhe ushtrimin e sportit të çiklizmit, kitesurfing si dhe aktivitetet e tjera turistike.
AKTIVITETET